TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Andreas Winhart një politikan i partisë populiste gjermane AFD ka deklaruar se emigrantët shqiptarë janë hajdut.
“Kush nuk dëshiron që shqiptarët dhe kosovarët në të ardhmen të vijnë si ndihmës mjekë në “shtëpitë tuaja dhe të pastrojnë dhomat tuaja (duke nënkuptuar vjedhjen), atëherë ju bashkohuni partinë AfD”, deklaroi Winhart.
Kjo deklaratë u bë gjatë fushatës elektorale, ndërsa afrikanët i akuzoi si mbartës së SIDA-s.
Sipas tij me ardhjen e emigrantëve nga Afrika janë shtuar sëmundjet e tuberkulozit dhe SIDA-s. Nuk u ndal me kaq por i etiketoi si negro, kjo thirrje raciste u konfirmua edhe nga mediat në Gjermani.
“Unë duhet ta di, kur fqinji im niger puthet ose teshtin, a është i sëmurë ose jo?,” – tha ai.
Fjalët e Winhart kanë sjellë reagime të shumta jo vetëm në media por edhe nga qytetarët që nuk e mbështesin këtë parti ekstreme. TPZ.AL