TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas skandalit spektakolar të rilindjes dhe prokurorisë me dëshmitarin e rremë Fredi Alizoti, një nga ish bashkëpuntorët e afërt të Edi Ramës, megjithëse sot është prishur përfundimisht me të*, ka sjellë në Lapsi.al një dekalog këshillash se si duhet të sillet kryeministri tani që gënjeshtrat seriale duket sikur e kanë vënë me shpatulla për muri. Në pamundësi për të komunikuar direkt, ai ka vendosur t’i drejtohet publikisht ish mikut të tij në një përpjekje të fundit për ta shpëtuar…
1
Mos bëj më alibi për asnjë kriminel se more në qafë ata dhe veten. Ndoshta dhe ty dhe atyre u del më mirë të mbrohen me mendjen e vet.
2
Hiq dorë nga gënjeshtra, se Alizoti, Zagani, Riformato, Nuhu, Ervis Roshi ta kanë bërë të qartë se nuk di ta bësh.
3
Mos fol më kurrë i pari vetë se njerzit e tu po bëjnë lekë në paqe ti u bërë gazi i botës dhe për llogari të tyre.
4
Mos e merr më përsipër i vetëm zgjedhjen e budallenjve pavarësisht se me kë janë. Sa kishte Ardiatik Llalën në prokurori s’të hyri gjëmb në këmbë. Shkove i vure gjoksin kësaj bibës Arta Markut dhe shiko se ç’gatoi.
5
Thuaj Fatmirit se tani nuk ka kuptim të ndërhyjë te këta të vettingut për këtë prokurorin Gent Osmani, ai u dogj si kartë.
6
Lehtësoje Endri Fugën nga shpërndarja e buxheteve të reklamave se ia ka varur propagandës që po shkon për lesh
7
Merr shembullin e doktorit se nuk mund të qërasësh kot Sandrin, pa kontrolluar Fevziun
8
Jep urdhër të mos shfaqen për disa kohë në ekrane dhe të shajnë PD-në Lenc Vangjeli dhe Muç Nano.
9
Vendos sa më shpejt atë ligjin e ashpër për shpifjen se djajtë po dalin për ditë nga kontrolli.
10
Shto me urgjencë si Erdogani shprehjet për grusht shteti dhe rrëzim qeverie (si në rastin e Babales) se situata nuk kontrollohet më me mjete demokratike. Gjithë këto skandale mbyllen vetëm arsenal të jashtëzakonshëm./Lapsi.al/