TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pasi Rilindja dështoi që të sillte ashtu sikurse pati premtuar një analizë nga një laborator ndërkombëtar, për të thënë se përgjimi i Babales qe një manipulim, ajo përdori skenarin “B”. Krijimin e një dëshmitari fals. E gjithë trimëria e Ramës nëpër studio dhe akuza e prokurorisë u vërvitën tek një personazh, të cilin e kishin paralajmëruar muaj më parë mediat pranë qeverisë, dhe që do pohonte se kishte marrë para, për të luajtur zërin e Agron Xhafës.
Fredi Alizoti u konsiderua nga mbështetësit e qeverisë në panelin e “Opinion” si njeriu që po nxirrte të vërtetën.
Por papritmas në emision ndodhi një kthesë e beftë: Salianji nxori videon ku Fredi Alizoti ishte takuar më shefin e policisë Ardi Veliu, dhe ai me dorën e tij e kishte çuar në prokurorinë e Arta Markut, ku do luante rolin e dëshmitarit të rremë. Alizoti i pranonte të gjitha këto me gojën e tij, me zë dhe figurë.
Pra tani nuk ka më asnjë dyshim se ka rënë edhe alibia e alibisë së alibisë, që vërteton tezën e Ramës se videopërgjimi qe i manipuluar. Sepse pas kësaj videoje rezulton, në rastin më të keq, që i gjithë hetimi është fals, ndërsa në rastin më të mirë, se dëshmitari kryesor i akuzës është një njeri krejtësisht i pabesueshëm. Dhe përpos Alizotit prokuroria nuk kishte asnjë fakt tjetër për të shpallur se audio-përgjimi i Agron Xhafajt është i manipuluar.
Dhe kjo ngjarje, nuk është thjeshtë nxjerrja e një gënjeshtre më shumë si ato për avionët e drogës, Dritan Zaganit, Xhisielës e me radhë.
Ajo është prova flagrante që tregon për një mafie që ka kapur shtetit, ku drejtori i policisë shtrembëron provat, ku prokuroria i bën fresk qeverisë dhe zbaton direktivat e saj, ku ai prokurori Osmani që i mbajnë si kosë në qafë vettingun, është i gatshëm të “besojë” çdo fabul.
Nëse deri tani më ka pasur dyshime nëse në përgjim ishte vëllai i ministrit të Brendshëm, tani kjo as që diskutohet më. Madje, po ta kthesh filmin nga pas, më mirë ta kishin pranuar në fillim që ishte zëri i Agron Xhafës, sesa të telendiseshin kështu duke i rënë alibitë njëra pas tjetrës./ ©Lapsi.al