AKTUALITET, 10 Tetor 2018, 09:41

Shqiptarët bëjnë “kërdinë” në Francë, vjedhin 423 mijë euro dhe 2.5 kg ar

Shqiptarët bëjnë “kërdinë” në

Policia franceze ka shkatërruar një bandë shqiptare të përbërë nga gjashtë persona, pasi ata vodhën 98 shtëpi.

Grabitësit shqiptar dyshohen për vjedhje të stolive dhe sendeve të tjera me vlerën e 423 mijë eurove në rajon e Bordos dhe Toulouse.

Bëhet fjalë për pesë burra dhe një grua me origjinë shqiptare, të moshës 30 deri 40 vjeç, u arrestua të hënën në Bergerac (Dordogne).

Aktiviteti i grabitjeve nisi në nëntor 2017 deri në arrestimin e tyre mëngjesin e sotëm.

Gjatë kontrollit u sekuestruan 13,500 euro para të gatshme, automjete të vjedhura, armë, municionit si dhe 2.5 kilogramë shufra ari.

Gjashtë shqiptarët vidhnin shtëpitë gjatë momentit që pronarët largoheshin në punë, thyenin dritaret duke marrë bizhuteritë. Tashmë ata ndodhen në paraburgim deri në dalje para gjykatës për të marrë masën e sigurisë. TPZ.AL