AKTUALITET, 10 Tetor 2018, 10:05

“Toyta Yaris”, nis gjyqi, Balla kundër Bashës

“Toyta Yaris”, nis gjyqi, Balla kundër Bashës

Ka nisur seanca gjyqësore mes kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla dhe kryedempokratit Lulzim Basha. Balla e ka hedhur në gjyq kryedemokratin duke e akuzuar për shpifje dhe nxjerrje të sekretit hetimor për 3.4 milionë eurot e sekuestruara në portin e Durrësit brenda mjetit tip “Toyota Yaris”.

Lulzim Basha ka zgjedhur të përfaqësohet nga avokatët Gazmend Bardhi dhe Ivi kaso ndërsa Balla ka zgjedhur të jetë edhe vetë bashkë me avokatin.

Ditën e djeshme Taulant Balla i kërkoi publikisht Bashës të paraqitej vetë në gjyq, të mos paraqiste raport mjekësor.

Kryedemokrati akuzoi Taulant Ballën si garantuesin e 3.4 milionë eurove të sekuestruara në portin e Durrësit. Basha tha se Balla ishte i lidhur me klanet e drogës në Elbasan prandaj i kishte siguruar për ardhjen e shumës së parave.TPZ.AL