AKTUALITET, 10 Tetor 2018, 08:52

Makina përplas një person me biçikletë në Berat

Makina përplas një person me biçikletë në Berat

Në orët e para të mëngjesit një automjet ka përplasur një person që ecte me biçikletë në rrugën Berat-Ura Vajgurore në afërsi të fshatit Orizaj. I plagosuri është një 50 vjeçar, tashmë është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Sipas policisë 50 vjeçari po lëvizte në të njëjtën korsi me makinën, gjë e cila ka sjellë përplasjen.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen. TPZ.AL