AKTUALITET, 10 Tetor 2018, 10:38

Salianji përgjigje Ballës: Më thuaj ku je, se vij ta jap edhe ty provën!

Salianji përgjigje Ballës: Më thuaj ku je, se vij ta jap edhe ty

Pas akuzave të kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka qenë i menjëhershëm reagimi i Ervin Salianjit.

Taulant Balla pas seancës gjyqësore me Lulzim Bashën për çështjen e “Toyta Yaris”, akuzoi para gazetarëve kreun e PD por edhe Ervin Salianjin për çështjen “Babale”.

Balla tha se Salianji iku me vrap dhe nuk e dorëzoi videon që u publikua mbrëmjen e djeshme në Opinion.

Ndërsa Salianji përmes një postimi në “Facebook” , thotë se është i gatshëm tja dorëzojë vetë Ballës, videon, meqenëse ai është "kryeprokuror".

Reagimi i Salianjit

Taulant, unë jo vetëm që nuk iki me vrap, por vij aty ku jeni. Më thuaj si kryeprokuror që je kur me solli shkresë prokuroria? Si kryeprokuror qe je me thuaj ku te vij se vij ta jap edhe ty provën që e pa i madh e i vogël!TPZ.AL