TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Valë ndryshimesh në disa institucione në vend. Burime bëjnë me dije se drejtori i Portit të Durrësit Afrim Bakaj është shkarkuar sot nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku. Në vend të tij është emëruar drejtor i Autoritetit Portual Durrës Genti Tare.
Bakaj që vjen nga strukturat lokale të PS, mbante këtë detyrë që prej shkurtit të vitit të kaluar. Që nga viti 2016, z. Bakaj ka qenë anëtar i Këshillit Drejtues të Autoritetit Portual Durrës.
Në vitet 2013-2016, ai ka patur detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit AKU.
Burime thanë për “BalkanWeb” se porti i Durrësit ka qenë së fundi subjekt kontrolli i Departamentit Antikorrupsion. Në institucionet e varësisë së Ministrisë kjo është lëvizja e tretë. Dje u dorëhoq kreu i OST Klodian Gradeci. Në letrën e tij të dorëheqjes, Gradeci thoshte se ky vendim vinte për arsye personale.
Po sot u shkarkua kreu i ARRSH Afrim Qendro dhe në vend të tij u emërua Sonila Qato. Ndërsa jashtë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, po sot u shkarkua drejtori i Burgut të Rrogozhinës Ibrahim Beja.