TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në seancën dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka kërkuar informacion për dosjen 'Shullazi' nga drejtuesja e komanduar e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela për periudhën maj-tetor.
E pyetur nga gazetarët pas seancës dëgjimore, Prela tha:
"Në lidhje me çështjen në fjalë kam shprehur qëndrimin tim në dokumentacionin që i kam vënë në dispozicion vëzhguesit të ONM dhe mendoj se ka qenë shterues.
Është struktura përkatëse shtetërore, në rastin konkret KLP, e cila do të verifikojë të gjithë veprimtarinë ligjore përkatëse".