TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rezultatet e ADN-së do të tregojnë nëse Anxhelina Petro, 29-vjeçarja, ka qenë viktimë e një sulmi seksual apo edhe përdhunimi pak para se të gjente vdekjen tragjike nga duart e babait të saj në ditën e Vitit të Ri.
Mediat greke shkruajnë sot se autoritet janë në pritje të rezultateve nga analizat, ndërkohë që Aleko Petro ndodhet në qeli, pasi e ka pranuar edhe vetë krimin makabër, të vrasjes dhe groposjes së të bijës, në oborrin e banesës.
Ndërkohë avokati mbrojtës i autorit, Vassilis Noulezas ka deklaruar se në qoftë se vërtetohet se vajza ishte edhe viktimë e abuzimit seksual, ai do të japë dorëheqjen:
“Mbetet të vërtetohet nga analizat nëse ka pasur abuzim seksual, vepër që klienti im e mohon.
Nëse del se ka pasur edhe këtë vepër, atëherë unë do të dorëhiqem nga mbrojtja e tij”- tha ai, duke folur për të ANT1.
Ndërkohë sipas avokatit autori ka deklaruar se e kishte humbur mendjen kur beri krimin.
“E humba mendjen ato dy minuta, nuk e fal veten për atë që bëra”.