TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë fton prokurorët e interesuar, të dorëzojnë dokumentet në Prokurorinë e Përgjithshme për plotësimin e 15 vendeve vakante në SPAK.
Deri tani sipas njoftimit 2 prokuror kanë kandiduar për Prokurorinë e Posaçme.
Njoftimi i plotë:
Pas njoftimit se dates 07.01.2019, nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë per shpalljen e fillimin e procedurave për plotësimin e 15 (pesëmbëdhjetë) pozicioneve vakante në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ju sqarojme se ; Prokuroret e interesuar per te kandiduar ne Prokurorine e posacme (SPAK), nuk eshte e nevojshme te dorëzojnë pranë KLP, dokumentacionin sipas pikave 2 deri ne 6 dhe konkretisht:
2.Kopje e noterizuar e diplomës së studimeve në drejtësi dhe e listës së notave;
3. Kopje e noterizuar e diplomës së studimeve në Shkollën eMagjistraturës dhe e listës së notave (nqs ka);
4. Kopje e Dekretit të Presidentit për emërimin si Prokuror;
5. Kopje e Urdhërit të Prokurorit të Përgjithshëm për caktimin si prokuror në Njësinë e Përbashkët Hetimore, Prokurorinë e Krimeve të Rënda ose Drejtorinë kundër Korrupsionit dhe Krimit Ekonomik në Prokurorinë e Përgjithshme;
6. Kopje të 2 akteve të fundit të vlerësimit të punës dhe aftësive profesionale e morale si prokuror.
Gjithashtu ju sqarojme se Keshilli i Larte i Prokurorise do te ushtroj funksionin prane ambjenteve te Prokurorise se Pergjithshme keshtu qe dhe dokumentacioni duhet te adresohet ne adresen:
Keshilli i Lartë i Prokurorisë, Rruga “Qemal Stafa” nR. 1, Tirane.