AKTUALITET, 22 Janar 2019, 10:57

Skandali i "DH Albania"/ Shkarkohet kreu i ARRSH-së, Afrim Qendro

Skandali i "DH Albania"/ Shkarkohet kreu i ARRSH-së, Afrim Qendro

Pas skandalit me kompaninë DH Albania, e cila fitoi dy tender me dokumenta të falsifikuara, është shkarkuar drejtori i ARRSH-së, Afrim Qendro.

Ditën e djeshme, edhe drejtori i OST-së, Klodian Gradeci dha dorëheqjen nga detyra.

Largimi i të dy drejtorëve, vjen pas skandalit me kompaninë fantazmë "DH Albania". Skandali u denoncua në emisionin "Të Paekspozuarit" në 6 Dhjetor, ku u shfaqën prova se si kompania kishte falsifikuar një letër nga Sekretari i Shtetit të Delaware, aktin e themelimit të kompanisë dhe bilancet.

Prokuoria në Shqipëri po heton lidhur me falsifikimin e dokumentave dhe shkeljen e barazisë në tendera. Por, ky falsifikim po hetohet edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Burime për News24, bëjnë me dije se në vend të Qendros, do të emërohet Sonila Qato, ish ministre për mbrojtjen e sipërmarrjes.

Ditën e djeshme, u anulua gjithashtu edhe koncesioni i rrugës Thumanë- Kashar, i cili ishte fituar nga kompania Gener 2, e Bashkim Ulajt. Zëri i Amerikës dhe një investigim i BIRN, sugjerojnë se pas kompanisë DH Albania, fshihet biznesmeni Bashkim Ulaj.

/TPZ.AL/ 

LEXO EDHE: 

http://www.tpz.al/2018/12/06/ekskluzive-zbulohet-skandali-kompania-qe-fitoi-tenderin-e-unazes-se-re-falsifikoi-letren-e-sekretarit-te-shtetit-te-delaware-te-shba-se/

http://www.tpz.al/2018/12/17/dokumenti-dhe-njerezit-pas-dh-albania-nxjerrin-zbuluar-kompanine-e-bashkim-ulajt/