TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pezullohet nga detyra drejtori i burgut të Rrogozhinës, Ibrahim Bejo.
Bejo është pezulluar për shkak të një hetimi të nisur nga ana e Prokurorisë së Kavajës për korrupsion. Organi i akuzës kërkoi pezullim të Bejos nga detyra, me dyshimin se Bejo mund të prishë provat.
Bejo ishte zgjedhur në krye të këtij institucioni më janar të 2018-ës, ndërsa vendimi është marrë nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Stefan Çipa.
Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Rrogozhinë është vënë në funksion të plotë në shkurt të vitit 2002, ndërsa vlen të theksohet se drejtuesit e këtij burgu janë ndryshuar shumë shpesh.
Kujtojmë se IEVP Rrogozhinë është kategorizuar si burg i sigurisë së zakonshme me një seksion paraburgimi./BW