AKTUALITET, 22 Janar 2019, 11:44

Përfaqësuesi i ONM-së djeg Donika Prelën: Dosja jote më la shije të keqe, burri juaj viktimë apo bashkëpunëtor?!

Përfaqësuesi i ONM-së djeg Donika Prelën: Dosja jote më

Ditën e sotme në KPK po zhvillohet seanca ndaj drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela, e cila është një nga njerëzit më të afërt të kryeprokurores Arta Marku.

Komisioni ka vërejtur një sërë shkeljesh lidhur me pasurinë, të sajën dhe të bashkëshortit, që në shumicën e herëve ishte paguar me para në dorë, dhe jo përmes llogarive bankare.

Kjo duket se ka nxitur dhe reagimin e ashpër të përfaqësuesit të ONM-së, Theo Jaçobs i cili është shprehur: Jam i sigurt që ju keni provuar që të pini ilaçe në mëngjes dhe ato ilaçe të lënë një shije të keqe dhe s’mund ta pish mirë kafen.

Dhe pas drekës shija përmirësohet. Kam lexuar dosjen tuaj dhe ne akoma nuk kemi arritur në kohën e drekës për të shmangur dyshimet për të larguar shijen e keqe në gojën time. Pse bashkëshorti juaj e ka marrë pagën në të holla dhe pse ai ka pasur llogari bankare?

Kjo mund të duket pyetje pa vend por ju e dini në diskutimet tona dhe se nuk janë paguar taksat me koincidencë ose jo?

Më ndihmo të kuptoj se kjo nuk është rastësi pse bashkëshorti juaj është gënjyer nga kompania e ndërtimit. Ato e kanë ndërtuar në këtë mënyrë për të shmangur pagesën e taksave.

Pyetja është bashkëshorti juaj është viktimë apo bashkëpunëtorë në këtë skemë?