TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Uragani “Maria” e la Porto Rikon në një krizë tejet të madhe pas dëmeve të shkaktuara. Thuajse i gjithë ishullin mbeti pa ujë, pa energji elektrike dhe pa shërbim telefonie.
E gjithë popullsia është ende pa energji dhe sipas inxhinierëve, do të duhen muaj derisa të rikthehet shërbimi. Ndërkohë, diga që rrezikonte shembjen prej së premtes, mbetet sërish problem për banorët.
Dërgesat me ushqime, ujë dhe gjeneratorë kanë nisur të mbërrijnë në portin kryesor në San Juan, që është rihapur. Të paktën 13 vetë kanë humbur jetën, prej kur “Maria” goditi Porto Rikon, territor amerikan në Karaibe.
Stuhia, që tashmë i drejtohet ujërave të hapura në perëndim të Atlantikut, shkaktoi përmbytje masive dhe dëmtime të mëdha. U prish edhe rrjeti telefonik anembanë ishullit, ndërsa zyrtarë nga agjencia e Emergjencave, shprehen se do të çojnë atje telefona satelitorë.
Pemët e rëna kanë bllokuar pjesën më të madhe të autostradave, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e shtëpive janë pa çati, përveçse të goditura nga përmbytjet. Zyrtarët e ishullit thonë se ka ende rrezik përmbytjesh nga lumi kryesor i Porto Rikos, Guajataca, si pasojë e shembjes së mundshme të digës.
