AKTUALITET, 2 Nëntor 2017, 21:34

Ish Presidenti: Rama informohej para meje për drogën, të deklasifikohen dokumentat

Ish Presidenti: Rama informohej para meje për drogën, të

Ish Presidenti, Bujar Nishani, duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit”, u shpreh se kryeministri Rama ka qenë gjithmonë i informuar përpara Presidentit të Republikës, për të dhëna lidhur me trafikun e drogës.

“Me ligj, kryeministri merr informacion përpara presidentit. Të gjitha dokumentat, janë në arkivat e presidentit, informacionet që kam marrë nga SHISH. Nuk është thjesht një grup kriminal, por është e kapur shteti, ekonomia, drejtësia." - u shpreh ish Presidenti.

Nishani kërkoi gjithashtu edhe deklasifikimin e dokumentave që kanë mbërritur nga SHISH, ku ka patur emra konkrretë të përfshirë në trafikun e drogës.

“Prandaj jam i shqëtssuar dhe kërkoj publikimin e mbledhjes së Komisionit të Sigurisë.”- shtoi Nishani.

/TPZ.AL/