AKTUALITET, 2 Nëntor 2017, 22:28

Hoxha: Radarët u fikën gjatë ndjekjes së trafikantëve, ja si përgjigjet Kodheli...

Hoxha: Radarët u fikën gjatë ndjekjes së trafikantëve,

 

Gazetari Artan Hoxha ka debatuar me ish ministren e mbrojtjes, Mimi Kodheli, lidhur me fikjen e radarëve gjatë operacioneve kundër trafikut të drogës. Sipas Hoxhës, në një operacion në Gusht të vitit 2017, gjatë ndjekjes së një mjeti lundrues, radarët janë fikur nga qendra.

" Në 7 Gusht 2017 ka patur një operacion për të kapur një mjet lundrues në det. Në vijim të operacionit, radari është fikur, dhe policisë nuk i ka ardhur asnjë informacion se ku humbi mjeti. Nga hulumtimi që ka bërë policia, rezultoi se sinjali u ndërpre në qendër. U tha se u bë nga inxhinieri i firmës mirëmbajtëse, sepse u tha se kishte një objektiv fallco."

Ish ministrja Kodheli ka thënë se nëse të dhëna të tilla ekzistojnë, duhet ti hetojë prokuroria. Sipas saj radarët nuk mund të fiken teknikisht.

"Në informacionin e fundit që kam, radarët janë 98% në gadishmëri. Radarët, nuk mund të fiken teknikisht", u shpreh Kodheli për emisionin Të Paekspozuarit.

TPZ.AL