TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qytetarë himariotë që banojnë në Greqi janë tubuar pasditen e të enjtes para selisë së Ambasadës shqiptare në Athinë.
Në protestën e organizuar nga Unioni i Himariotëve të Athinës, pati një prezencë të fuqishme të partisë ekstremiste Agimi i Artë si dhe të një force të porsakrjuar politike, me emrin “E djathta e Re”.
Deputeti i Agimit të Artë, Kristos Papas, përsëriti kërkesën e tij që aviona luftarakë grekë të fluturojnë mbi qiellin e Himarës.
Papas gjithashtu u shpreh se emigrantët shqiptarë duhet të dëbohen nga Greqia, si dhe mos t’u jepen më leje qëndrimi.
Kristos Papas: Qeveria greke duhet të japë një përgjigje të fuqishme ndaj shembjes së banesave të vëllezërve tanë himariotë, të mbrojë në mënyrë dinamike përkatësinë greke të Himarës. Kjo do të thotë që si kundërmasë, të dëbohen emigrantët shqiptarë nga Greqia si dhe të ndërpritet dhënia e lejeve të qëndrimit shqiptarëve në Greqi. Ministria e Mbrojtjes të urdhërojë aviacionin luftarak grek të kryejë fluturime mbi qiellin e Himarës, si përgjigje ndaj akteve antigreke të qeverisë Rama.