AKTUALITET, 2 Nëntor 2017, 23:03

Kodheli nxjerr bllof Ramën: Në 2013, jam informuar për avionët e drogës

Kodheli nxjerr bllof Ramën: Në 2013, jam informuar për

Ish Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, deklaroi sot në emisionin “Të Paekspozuarit”, se ka qënë në dijeni në fund të vitit 2013, për një avion sportiv i cili mund të trafikonte drogë.

“Ishte momenti që unë sapo kisha ardhur në zyrë, dhe mora informacion nga fundi i vitit 2012 dhe fillimi i vitit 2013 për lëvizjen e një avioni sportiv, që dyshohej për trafik droge. Këtë informacion ne ja çuam Shërbimit Informativ, i cili na kthehu të  njëjtën gjë ne i çuam.”- u shpreh Kodheli.

Ish Ministrja e Mbrojtjes, shkon edhe më tej, duke thënë se këto dyshime për trafik droge, çuan në mbylljen e pistës së Gjadrit.

“Bazuar në këto dyshime në pamundësi për të ruajtur pistën e Gjadrit, të cilën e kam gjetur që ruhej vetëm me një ushtar me dylbi, kam menduar që është në të mirën publike të bllokohen e gjithë pista përderisa nuk shfrytëzohej, për të mos lejuar aktivitet të dyshimtë.” – shtoi më tej ish Ministrja.

Por me këtë deklaratë, Kodheli fundosi dhe nxorri bllof kryeministrin Edi Rama, i cili përgjatë viteve 2014-2015 e quante imagjinatë të shfrenuar, idenë se në Shqipëri ulen avionë me trafik droge.

“Janë mushkonja dhe ju duken si avion.” – i është drejtuar Rama disa herë opozitës.

“Janë avionët e spërkatjes për vrasjen e mushkonjave, dhe ju janë errësuar sytë duke i ngatërruar me atë të drogës” – ishte një tjetër deklaratë e kryeministrit Rama në seancat parlamentare.

Pra, e thënë ndryshe, kryeministri Rama, paska qënë gjithmon në dijeni të trafikut të drogës nëpërmjet avionëve, por ai në rastin më të mirë nuk ka dashur ta bëjë publike dhe në rastin më të keq ka qënë i përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Kjo e dyta, mund të jetë një hamendësim, por ky mohim publik dhe tallës i Ramës është një fenomen shumë i rëndë për sytë e shqiptarëve.

/TPZ.AL/