TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, dhe ish Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, janë përplasur në emisionin “Të Paekspozuarit”, për deklasifikimin e informacioneve të mbledhjes së Komisionit të Sigurisë, në nëntor të vitit 2016.
Nishani kërkoi që këto dokumenta të bëhen publike, pasi ka të dhëna të ndjeshme nga SHISH dhe Prokuroria për individë të caktuar të përfshirë në trafikun e drogës.
Por Ish Ministrja e Mbrojtjes, deklaroi se ka një procedurë dhe ligj që nuk e lejon deklasifikimin e dokumentave.
Mimi Kodheli: Raportimi ose materiali i paraqitur nga drejtues të lartë, pra institucioni që ka raportuar ai duhet ta deklasifikojë. Nëse Visho Ajazi ka paraqitur një informacion të klasifikuar duhet po ky institucion ta deklasifikojë. Padyshim që ai shqetësim ka qenë që u diskutua në mbledhjen e Sigurisë Kombëtare, janë të dhëna që nuk përputheshin me njëra-tjetrën, është folur në mënyrë të përgjithëshme. Ai takim ka qenë i nevojëshëm dhe i domosdoshëm si takim.
Nga ana tjetër, Kodheli është shprehur se çdo mbledhje mund të deklasifikohet nëse e lejon ligji, por se në këtë mbledhjë “ Nuk është lënë të kuptohej që shteti ka qenë i implikuar në trafikun e drogës”.
/TPZ.AL/