AKTUALITET, 2 Nëntor 2017, 22:14

Kodheli zbulon të vërtetën: Radarët nuk janë të programuar për trafikantët!

Kodheli zbulon të vërtetën: Radarët nuk janë të

Ish Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit”, se radarët e vendit nuk ka qënë asnjëherë të programuar për të identifikuar trafikantët e drogës.

“Në vitin 2006 më të drejtë qeveria e asaj kohë, duke qenë së Shqipërai po përgatitej që do futej në nato, kufinjtë detar shqiptarë do ishin kufinjë NATO. Kështur që, NATO bleu disa radarë që mbrojnë kufinjtë territorial detar të Republikës. Radarët kanë qenë të programuar kush vjen nga jashtë dhe hynë në territorin shqiptar, nuk ka qenë të programuar këto radarë për këtë gjë.” – u shpreh ish Ministrja e Mbrojtjes.

Kodheli shkon edhe më tej, duke thënë se ushtritë në botë nuk merren me trafikantë droge.

“Nuk ka ushtri në botë që merret me trafikantë. Pra asnjë ushtri e NATO-s nuk merret me trafikantë. Dhe ajo kontratë që ka kaluar në parlament për blerjen e radarëve është e programuar të shikojë një gjë metalike, jo plastike”- shtoi më tej Kodheli.

/TPZ.AL/