TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish presidenti Bujar Nishani, u përplas me ish Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli, në emisionin Të Paekspozuarit, lidhur me mbylljen e pistave të improvizuara për uljen e avionëve. Në fillim ishte gazetari Artan Hoxha i cili ngriti dyshimet, se pistat u mbyllën pasi kishte informacion për trafikun e drogës nga ajri.
Por teksa Kodheli po përgjigje, ndërhyri Nishani i cili i kërkoi ish Ministres që të flasë më qartë për problemin e pistave të avionit.
Nishani: Zonja Kodheli, duhet të përgjigjesh për pistat…
Kodheli: Z. President atë po bëj, kini durim
Nishani: Ky është problemi më i madh, pse i mbyllët pistat?
Kodheli: Më pyeti Hoxha, edhe ju pyetjen e Hoxhës po bëni. Janë mbi 800 prona të ushtrisë, të cilat nuk janë plotësisht të kontrollohen dhe ruhen nga Ministria e Mbrojtjes. Unë mora një masë ekstreme për të mbyllur të gjitha pistat.
/TPZ.AL/