AKTUALITET, 3 Tetor 2019, 12:26

Hilary Clinton: Ky është vendimi më i vështirë që kam marrë në jetë

Hilary Clinton: Ky është vendimi më i vështirë që


Ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hilary Clinton ka treguar së fundmi një nga vendimet më të vështira që i është dashur të marrë gjatë jetës së saj.

E ftuar së bashku me të bijën, Chelsea, në emisionin “Good Morning America”, Hilary bëri me dije se një nga vendimet e saj më të vështira ka qenë pikërisht vazhdimi i martesës me ish-presidentin amerikan Bill Clinton.

“Ka patur momente kur kam qenë thellësisht e pasigurt nëse martesa jonë mund të mbijetonte, por i bëra vetes pyetjen që më interesonte me shumë:

A e dua akoma?

Dhe a mund të jem akoma në këtë martesë pa ndjenja zemërimi, pakënaqësie ose largimi? Përgjigjet ishin gjithmonë po.

Kështu, vazhdova”-u shpreh Hilary, duke iu referuar situatës në çift pas tradhtisë së ish-presidentit me sekretaren Monica Lewinsky, që ndodhi mes viteve 1995-1997.