TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen për vrasjen e Lirie Lamit. Mësohet se është pushuar çështja për hoxhën Hysen Shehu, i cili ishte në dijeni të vrasjes së Liries nga nusja e djalit, Marjana Çmeta.
Ndërsa për dy të arrestuarit e tjerë Agim Lami (burrin) dhe Arben Saliu (kushëririn), është vendosur katër muaj burg, të cilat i konvertohen në tetë muaj shërbim prove.
Ngjarja
Autorja e krimit Marjana Cmeta vrau vjehrrën Lirije Lami 48-vjeçe, më 30 Prill 2017, në zonën e Ish -Frutikulturës, Kamëz, duke përdorur helmin e rëndë.
Disa muaj pas krimit, nusja ka shkuar të rrëfehet te hoxha duke i kërkuar atij që Allahu ta falë për mëkatin.
Ky i fundit, Hysen Shehu, e ka regjistruar me video rrëfimin dhe ia ka raportuar bashkëshortit të viktimës, Agim Lami.
Por si hoxha ashtu edhe bashkëshorti i viktimës kanë rënë në pranga, pasi nuk e kanë kallëzuar këtë krim pranë organeve të drejtësisë, ndaj dhe tani do të duhet të vuajnë dënimin, së bashku me të afërmin e Agimit, i cili ka qenë në dijeni të videos.