TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tirana ka frikë “spiunët” e Partizanit dhe sigurisht median. Ai që i afrohej dje rrethimit të fushës “Skënder Halili”, jo vetëm shihej me dyshim, por konsiderohej si vëzhgues i Partizanit.
Një gjë e tillë i ka ndodhur një tifozi të Tiranës, i cili rastësisht ishte veshur me tuta, por është ndalur nga stafi i Tiranës, i dyshuar si i dërguar i Partizanit për të spiunuar te bardheblutë.
Menjëherë sapo është dyshuar një lëvizje e të kuqve, apo edhe e medias, trajneri brazilian i bardhebluve ka vendosur që të zhvillojë një stërvitje të thjeshtë, duke mos provuar formacionin e ndeshjes, siç bën një ditë para takimit. Trajneri ka vendosur të zhvillojë një lojë të vogël mes grupit dhe në fund të stërvitjes, disa nga futbollistët provuan portën. Për t’u theksuar është se jashtë ndeshjes së vogël janë lënë veç, për arsye të ndonjë dëmtimi të mundshëm, Edon Hasani dhe Uinful Kobina. Namdi Oduamadi, i fashuar në këmbë, është stërvitur normalisht. Futbollisti do të bëjë tri seanca terapie për të qenë gati për derbin e sotëm me Partizanin.
SURPRIZA – Edhe pse trajneri Ze Maria thotë se 11-shen e ka gati, duket se braziliani ka llogaritur një surprizë për Partizanin. Gjatë stërvitjeve të kësaj jave, Ze Maria ka provuar disa mundësi në sulm, por surpriza quhet Junus Sentamu.
Ugandezi pritet të luajë titullar, por nuk dihet se ku mund të luajë. Versioni i parë është që Sentamu të luajë në vend të Oduamadit në krahun e majtë të sulmit, me ish-futbollistin e Milanit që ulet në stol, për shkak të një dëmtimi.
Versioni i dytë është që Oduamadi të mos ulet në stol, por mund të ketë një rokadë, Semtamu-Blazhevski, në majën e sulmit.
Faktikisht, ugandezi ka luajtur dy takimet e para në qendër të sulmit dhe kjo mund të jetë surpriza e Ze Marias në ndeshjen derbi me Partizanin, edhe pse duhet të presim edhe pak orë për të zbuluar 11-shen e Tiranës./ Panorama/