AKTUALITET, 28 Shtator 2018, 08:45

Drejtonte bandën e drogës, kapet shqiptari/ EMRI

Drejtonte bandën e drogës, kapet shqiptari/ EMRI

Një shqiptar i identifikuar si Dranoel Ndoja ka përfunduar në prangat e policisë italiane për trafik të lëndëve narkotike. Ai dyshohet se drejtonte bandën e drogës.

Ndoja përshkruhet si njeri me tatuazhe në dorë dhe qafë.

Sipas mediave italiane në operacionin e koduar “Rosa dei venti”, u finalizua me tre të arrestuar, 11 të shpallur në kërkim dhe 30 të tjerë do jenë nën hetim për përfshirje në bandën e drejtuar nga Ndoja.

Policia italiane ka njoftuar se grupi është përgjuar për më shumë se gjashtë muaj, duke bërë të mundur zbulimin e të gjithë rrjetit të drogës. TPZ.AL