AKTUALITET, 28 Shtator 2018, 08:55

Nipi i nguli thikën në kokë gjyshes, s’i dha lekë për drogë, zbardhet vrasja

Nipi i nguli thikën në kokë gjyshes, s’i dha lekë

Policia ka arritur të zbardhi vrasjen e 81 vjeçares Floresha Shkurti në Durrës.

Autori i vrasjes është nipi i saj, 21 vjecari Redmon Gruda, i cili jetonte prej vitesh në të njëjtën shtëpi me gjyshen.

Remond Gruda akuzohet se ka goditur me thikë disa herë në kokë gjyshen e tij, më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. 21 vjeçari ishte përdorues droge, dyshohet se ditën e djeshme pas një debati me gjyshen e tij e ka goditur disa herë me thikë në pjesën e kokës.

Njoftimi i policisë:

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen nr.16 të qytetit bregdetar të Durrësit. Mësohet se Floresha Shkurti u gjet e pajetë nga fqinjët në banesën e saj, ndërsa afër trupit të viktimës kishte njolla gjaku.

Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes si dhe trupit të viktimës, u verifikua se ajo kishte plagë të mëdha në kokë.

Autor i dyshuar i ngjarjes, nipi i saj, Redmon Gruda, 21 vjeç, i cili tashmë është arrestuar, dyshohet se për motive të dobëta ka goditur disa herë me thikë në kokë gjyshen e tij.

Kjo e fundit për shkak të plagëve të marra në kokë, ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare", parashikuar nga neni 79/c të Kodit Penal.

TPZ.AL