AKTUALITET, 28 Shtator 2018, 09:53

Paloka akuza Ramës: Pse hesht?! Fol e mbro përdhunuesin

Paloka akuza Ramës: Pse hesht?! Fol e mbro përdhunuesin

Partia Demokratike përmes deputetit Edi Paloka ka akuzuar kryeministrin Edi Rama lidhur me dajlin e deputetit socialist Rrahman Rrahja.

Nëpërmjet një statusi në “Facebook” ironizon faktin që kreu i qeverisë Rama nuk ka reaguar lidhur me ngjarjen që po ‘zihen’ këto ditë, siç është dëshmia e ish-oficerit të policisë Emiljano Nuhu.

Paloka denoncoi publikisht se ishte kërcënuar me pistoletë nga djali i deputetit të PS-së Rrahman Rrahja. Paloka pyet Ramën se pse po hesht akoma që t’i dalë në mbrojtje kësaj çështje, pasi sipas tij kjo nuk është hera e parë.

Pse po hesht akoma ?! Nxirre koken, mjaft perdore sherbetoret !

Fol! Nuk do jete as krimineli , as perdhunuesi i pare qe mbron.

Apo po pret te pastrojne sa te mundin sherbetoret dhe ata qe ke leshuar neper zyra.

Nuk te pastrojne dot. E gjithe kjo eshte felliqesi e jotja!”, thotë Paloka. TPZ.AL