TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin "Të Paekspozuarit" në News 24. Basha është pyetur nga gazetari Ylli Rakipi, nëse ai do të shkojë në zgjedhje, në kushtet kur Edi Rama kontrollon të gjithë pushtetet. Basha nuk dha një përgjigje të qartë, por tha se populli duhet të bashkohet për të rrëzuar Edi Ramën, sepse ai nuk mund të bëjë thirrje për rrëzimin e qeverisë, pasi ky do të konsiderohej një grusht shteti.
"Zgjedhjet janë në qershor. Nuk është çështja a do shkoj unë apo jo në zgjedhej me Edi Ramën. Çështja është a mund të mbajë vendi Ramën më? Çështja është cfarë duhet bërë në kushtet kur, siç e ilustroi rasti i Xhiseila Malokut, kemi një bandë në pushtet? Po të më pyesësh mua sot, nuk mund të ketë proces zgjedhor me Edi Ramën. Cfarë do bëhet nesër, mund të përdhunohet një vajzë tjetër dhe shteti do nxjerrë kriminelin nga burgu? Përballë kësaj kemi gjendje matufepsjeje, të intelektualëve dhe mediave. Unë i mobilizoj militantët, por nuk është kjo zgjidhja. Të bashkohemi dhe ta largojmë njëherë e më parë, duke shembur sistemin që ai ka ndërtuar".
Pra duket se Lulzim Basha, e ka mbështetur aksionin e tij politik, tek shpresa se populli do të frymëzohet nga platformat e tij kundër oligarkëve dhe politikanëve të lidhur me krimin dhe do të dalë në rrugë të përmbysë Edi Ramën, që Lulzim Basha të futet në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ky skenar, duket pak i largët, duke qenë se të gjitha detyrat kryedemokrati, ia ka lënë popullit.
/TPZ.AL/