TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka treguar se 3 muaj më parë ka biseduar me deputetin Rrahman Rraja, pas publikimit të një denoncimi publik nga ish-kryeministri Berisha në Facebook, lidhur me denoncim e Xhiselës.
Në një lidhje direkte me emisionin “Opinion”, ai inkurajoi hetimet lidhur me kallëzimin Xhiselës ndaj djalit të deputetit socialist, ndërsa mohoi akuzat e Emiljano Nuhur ndaj tij, se ka qenë prezent në policinë e Fushë-Krujës kur ish-oficeri i policisë pretendon se është kërcënuar me armë zjarri. Balla foli edhe për padinë e bërë këtë të enjte nga ai, për kreun e PD-së Balla, Emiljano Nuhun dhe Basir Çollakun, gazetarin që intervistoi Nuhun.
“S’kam qene në Fushë-Krujë fare, as e kam parë në jetën time këtë djalin. Se njoh, se kam takuar ndonjëherë, më vjen keq për këtë fatkeq që e kanë shpërdoruar Basha me shokë. E rëndësishme është që kallëzimi i shtetases XH.M. të hetohet deri në fund, e rëndësishme që ti jepet mbrojtja e nevojshme, sepse mund të ishte motra ime ime, juaja, kushdo mund të ishte. Para pak ditësh kam pyetur deputetin Rraja për ngjarjen që është publik para 3 muajsh. Zoti Rraja më ka informuar sikur bëj bëjnë edhe deputetet e tjerë. Më ka informuar lidhur me këtë rast se ka qenë një konflikt mes dy të rinjve që ka pasur një marrëdhënie intime me njeri tjetrin dhe është gjetur një zgjidhje”, tha Balla.
“Prokuroria e Krujës se ka mbyllur këtë hetim. Ky hetim duhet të shkojë deri në fund, ndërkohë për sa i përket estradave dhe teatrove hetimi tjetër është në prokurorinë e Tiranës. Ka një hetim që shpresoj të ketë filluar sot pas kallëzimit tim”, shtoi.
***
Debati ‘live’/ Balla: Janë marrë 10 mijë euro për intervistën e Nuhut, Fevziu: Je bërë si Çaplini…
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, ka akuzuar gazetarin Basir Çollaku se ka marrë para për publikimin e intervistës së Emijano Nuhut, i cili sipas deputetit është përdorur nga PD.
Emijano Nuhun, Balla e quajti “fatkeq”. “E di ç’ probleme ka i shkreti, se jam informuar nga mediat se ish-polici apo denoncuesi i policisë, kam lexuar se ç’histori ka pasur”, tha Balla ndërsa shtoi se Emijano Nuhu nëse do ishte në detyrë, nuk do e kalonte vetingun.
“Kanë inskenuar këtë histori për 10 mijë euro duke përfshirë edhe emrin e grupit parlamentar të PS-së”, tha Balla në emisionin Opinion, gjatë një lidhje live me emisionin.
Deklarata, ka sjellë tension në studoi dhe përplasje verbale mes panelistëve dhe Ballës.
Pjesë nga debati në studio
Balla: Kanë inskenuar këtë këtë histori për 10 mijë euro duke përfshirë edhe emrin e grupit parlamentar të PS-së
Basir Çollaku: Dua ta falënderoj deputetit që thotë ka kërkuar 10 mijë euro
Taulant Balla: Po, bashkë shihemi në gjykatë
Basir Çollaku: Me kënaqësi që nesër
Basir Çollaku: Meqë jeni te deputeti Rrahman Rraja a e keni ditur që djali i tij ka qenë në kërkim dhe i keni kërkuar ministrit ta arrestojë? Pse si kërkoni ministrit të Brendshëm kamerat që të provojnë që s’keni qene në ambientet Policisë?
Balla: Këtë punën e kamerave do ta sqarojë policia sepse skam të drejtë.
Çollaku: Prokuroria ka dy vjet që s’bën asgjë
Balla: Po rri… Të jesh i sigurt o fatkeq….
Artan hoxha: me gazetarin nuk ke punë
Balla: Mua më vjen keq që përdoret kjo lloj politike
Blendi Fevziu: Balla, dëgjo c thotë Shkullaku se ta kam ulur zërin
Armando Shkullaku: A e keni parë ndonjëherë Ballën kështu? Ka një orë që nuk pushon
Fevziu: Dëgjo mos mbaj fjalim. Po flet kot, po flet si Çali Çaplini
Balla: Sot kam bërë kallëzim penal, pres që prokuroria ta hetojë
Shkullaku: Problemi është që se kam parë Ballën kaq të nervozuar, që ofendon gazetarë, të ndërpresësh fjalën pa filluar akoma
Balla: O zotëri unë s’dëgjoj fare, zoti Fevziu më ndihmo me teknikën
Fevziu: AAAA, me teknikën ka problem Klani s’kam ca të bëj