AKTUALITET, 27 Shtator 2018, 23:42

Bushati e pyet për kunatin, Basha flet për herë të parë për bizneset e tij

Bushati e pyet për kunatin, Basha flet për herë të parë

Pas akuzave të ditëve të fundit nga mazhoranca për bizneset e kunatit të Lulzim Bashës , ky I fundit ka folur për herë të parë në emisionin "Të Paekspozuarit"  I pyetur nga analisti Andi Bushati,  I cili u shpreh se ka ardhur koha që duhet të jepet  një sqarim personal për këtë gjë dhe jo me deklaratat nga partia .

Kunati im ka një aktivitet privat, unë nuk merrem fare me këtë punë. Rama ka pesë vjet në pushtet, kontrollon cdo gjë, e ka fare të lehtë, nëse kunati im ka shkelur ligjet Rama e ka fare të lehtë ta verifikojë. Përgjigja është e qartë Rama e ka mundësinë ta kontrollojë kompaninë e kunatit tim. Nëse ai ka shkelur ligjin të shkojë para ligjit, ndryshe  Rama ose të qep gojën ose ta cojë para ligjit.

Kunati im nuk ka fituar asnjë fond nga qeveria, nuk merret me  trafik droge, nuk ka investuar në magazina kokaine ,nuk vë gjoba,  nuk bën shantazhe. Asnjë prej klienteve të kunatit tim nuk ka përfituar nga unë licenca  dhe nuk do të përfitojë kurrë.

/TPZ.AL/