TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryedemokrati Lulzim Basha i ftuar në emisioni “Të Paekspozuarit” deklaroi se largimi i Ramës i takon popullit, dhe në këtë përpjekje do të kenë edhe mbështetjen e Partisë Demokratike, pra duket se kryedemokrati ia ka caktuar popullit këtë detyrë dhe ai do të presë, derisa rruga të jetë e lirë për të ardhur në pushtet.
Basha tha se nëse qytetarët dalin në protestë kundër kryeministrit Rama, atëherë qeveria bie për shtatë ditë.
“Po të dal unë kundër qeverisë, quhet grusht shteti, ndërsa po doli populli, atëherë të rrëzon sovrani. Dhe ndërkombëtarët nuk më drejtohen mua se “ndjek” rrugë antidemokratike, por i thonë Ramës, tërhiqu, sepse e kërkon sovrani.
Unë nuk jam në asnjë negociatë me Ramën, e vetmja negociatë është largimi i tij”, tha Basha. TPZ.AL