TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani përmes një postimi në “Facebook” shkruan se qeveria po ndëshkon denoncuesit e një krimi.
Sipas Manjanit Emiljano Nuhu është i dyti oficer policie pas Dritan Zaganit, që denoncon një krim shtetëror!
“Në të dy rastet Rilindja ndëshkon denoncuesit, me të njëjtën metodë e teknologji. Ky është degjenerim ekstrem i pushtetit që sillet si pushtues!”Shprehet Manjani.
Postimi i plotë:
Emiljano Nuhu është i dyti oficer policie pas Dritan Zaganit, që denoncon një krim shtetëror!
Në të dy rastet Rilindja ndëshkon denoncuesit, me të njëjtën metodë e teknologji.
Madje edhe me të njëjtat fjalë: “e bëjnë për azil”… Përtojnë të shkruajnë, thjesht ndryshojnë emrat e deklaratave të mëparshme!
Kulmi!
Përvoja tregon se oficerët që denoncojnë, kanë të drejtë…
Ky është degjenerim ekstrem i pushtetit që sillet si pushtues! TPZ.AL