AKTUALITET, 27 Shtator 2018, 23:10

Lubonja i drejtohet Bashës: Me Idrizin, Mediun apo Dukën populli nuk ju beson!

Lubonja i drejtohet Bashës: Me Idrizin, Mediun apo Dukën populli nuk

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në News 24, përballë Lulzim Bashës, ka thënë se opozita nuk ngjall shpresë dhe se është shumë e vështirë që njerëzit të bashkohen me të sepse ende ka aleatë kryesorë njerëz që kanë shërbyer për vite të tëra si ministra apo deputetetë dhe janë pjesë e "tepsisë".

"Ju doni të bëni sa më shumë njerëz bashkë. Pashë përshembull Idrizin. Keni  LSI-në, Idrizin, Mediu, Duka. Të gjithë këta duket sikur të dalë populli që të vini ju prapë të bëheni ministra, kryeministra. Si mund të vijë populli, kur sheh sërisht këta? Idrizi ishte parti e tepsisë. Edhe LSI. Këto parti kanë qenë parti klientelare, nuk doli rastësi që në zgjedhjet ku humbët, ishit e vetmja parti opozitare që humbët vota, por ata shtuan, seps ishin klientelare. Ishin parti tepsie.

Ky imazh i krijuar, nuk del dot kollaj nga mendja e njerëzve. Përse ju nuk bëni lëvizje të tjera, për të bindur elektoratin gri?

Po të dalin të rinj, që e di që nuk kanë qenë ministra apo deputetetë, drejtorë doganash, njerëzit mund ti mbështesin", u shpreh Lubonja.

/TPZ.AL/