TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
21 vjeçar Redmon Gruda ka pranuar vrasjen me thikë të gjyshes së tij 81 vjeçare Floresha Shkurti.
Para uniformave blu Redmoini ka treguar se e ka goditur gjyshen nga gjaknxehtësia pas një debati.
Gruda rrëfeu para hetuesve të çështjes se pas vdekjes së babait, ai dhe nëna e tij ishin detyruar që të jetonin tek gjyshja, me të cilën thotë se kishin debate të vazhdueshme.
“Që kur vdiq babai nuk kemi shkuar mirë me gjyshen. Dje kemi patur një debat që çoi në këtë akt ekstrem”, tregon Redmon Gruda.
Pas vrasjes së gjyshes autori ka lajmëruar vetë polixinë, duke thënë se e kishte gjetur të pajetë gjyshen të shtrirë në dyshemenë e shtëpisë.
Gruaja banonte në katin e tretë të një pallati, që ndodhet te Lagjja Nr.16, pranë shkollës 9-vjeçare “Qemal Mici”, në zonën e stadiumit “Niko Dovana”.
Dyshohet se Redmond Gruda i ka kërkuar lekë për të blerë hashash por gjyshja nuk i ka dhënë, kjo ka sjellë debate më pas vrasjen e të moshuarës.
TPZ.AL