AKTUALITET, 13 Dhjetor 2017, 21:46

Tentuan azil, 160 shtetas të rikthyer sot nga vendet e BE-së

Tentuan azil, 160 shtetas të rikthyer sot nga vendet e BE-së

Vazhdojnë kthimet masive të azilkërkuesve shqiptarë nga vendet e Bashkimit Europian.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë pasdites së sotme, në aeroportin e Rinasit janë kthyer me tre avionë të posaçëm, 160 shtetas, të cilët kishin abuzuar me kërkesa për azil.

Sipas të dhënave, 69 shtetas shqiptarë të deportuar nga Gjermania; 31 shtetas janë kthyer nga Franca si dhe 60 shtetas nga Anglia.

Vetëm gjatë tre muajve të fundit janë riatdhesuar 2559 shtetas shqiptarë të kthyer nga shtete si Franca, Belgjika, Gjermania, Anglia, Italia dhe Greqia, ku 1063 shtetas kanë kërkuar azil dhe 1496 shtetas kanë shkelur afatet e qëndrimit në hapësirën “Schengen”.

TPZ.AL

[gallery ids="37505,37506,37507,37508"]