AKTUALITET, 13 Dhjetor 2017, 18:28

Kandidati për kryeprokuror habit me servilizmin e tij, ja çfarë thotë për amerikanët

Kandidati për kryeprokuror habit me servilizmin e tij, ja çfarë

 

Kandidati për Kryeprokuror të Përgjithshëm (të përkohshëm), Besnik Muçi, ka habitur me deklaratën e tij servile ndaj aleatëve dhe konkretisht ndaj amerikanëve.

Muçi u shpreh se nuk mund të ketë një kryeprokuror që nuk gëzon besimin e aleatëve dhe amerikanëve, dukshëm duke i'u referuar mardhënies problematike të Adriatik Llallës me Donald Lu-në.

"Prokurorë që nuk gëzojnë besimin e aleatëve strategjikë, që nuk gëzojnë mbështetjen e SHBA-së. Në këto kushte duhet të reflektojmë"

Kjo deklaratë përveç servilizmit të pakufijshëm, është edhe thellësisht injorante, sepse është e paimagjinueshme se si puna e një prokurori, të varet nga besimi dhe aprovimi i ndërkombëtarëve. Duket se kandidati, më shumë se sa shqetësimi për të paraqitur sa më mirë kredencialet e veta, është shqetësuar për aleancat strategjike të Shqipërisë dhe ka menduar si duhet siguruar besimi dhe aprovimi i ambasadorëve.

Kjo është një deklaratë tipike, që dëshmon servilizmin dhe problemet e rënda ku gjendet drejtësia në Shqipëri.

/TPZ.AL/