AKTUALITET, 13 Dhjetor 2017, 16:17

Koça: Nuk kam ngrënë asnjë drekë me politikanët, nuk kam lidhje me ta

Koça: Nuk kam ngrënë asnjë drekë me politikanët,

Kandidati i parë që po raporton para Komisionit të Ligjeve të Kuvendit është prokurori Arqile Koça.

Koça u  pyet, nëse ka ngrënë ndonjë drekë apo darkë me ndonjë politikan dhe a keni pasur ndonjëherë ndonjë rast kur një politikan ka ndërhyrë për të mbyllur çështje,

Koça: Nuk kam ngrenë drekë me ndonjë politikan, as këto dhjetë vjet dhe as në këto 28 vjet. Ndërhyrje direkt nuk kam pasur, por në një formë apo tjetër e ndjej.

Bledi Çuçi: A mund ta filloni të hetoni një çështje kur bëhet fjalë për një ministër?

Koça: Si Kryeprokuror nuk kam kompetenca, por do t’i nxis vartësit pët ta bërë këtë.

Felaj: Sa do të ndikojë profili juaj akademik si Prokuror i Përgjithshëm?

Koça: Profili akademik ka ecur pararelisht me atë të prokurorit. Duke identifikuar problematikat që janë shfaqur në praktikë dhe i fus ato në fushën akademike dhe zgjidhjen e saj ta implementoj atë në praktikë. Në lidhje me atë që unë do të bëj. Mendoj se kolegët e mi kanë nevojë për të mbështetetje. Prokurorët në të gjithë vendin kanë dilema në lidhje me situatën që po kalojnë. Do të nxis ndjenjën pozitivë për reformën.

TPZ.AL