AKTUALITET, 13 Dhjetor 2017, 17:12

Artur Selmani: Ka rënë besimi te Prokuroria, kemi pasur drejtim bolshevik

Artur Selmani: Ka rënë besimi te Prokuroria, kemi pasur drejtim

Kandidati i tretë që po raporton para Komisionit të Ligjeve të Kuvendit për “Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm” është prokurori Artur Selmani. Selmani ka 24 vjet në Prokurorinë e Përgjithshme.

“Kam arsimimin e përshtatshëm për të drejtuar një institucion. Jam marrë me fenomenin e pastrimit të parave. Konceptim im i drejtimit të Prokurorisë është ndryshe në aspektin menaxharial. Sidomos në motivimin e prokurorëve.

Çfarë avantazhi kam unë? Ka avantazhin në raport me kandidaturat, pasi gjatë karrierës sime kam eksperiencë në të gjitha nivelet, dhe kjo më ndihmon edhe problematikën dhe si zgjidhen ato. Një avantazh tjetër, pasi kam që në vitin 2001 pranë Gjykatës së Lartë dhe më ka dhënë përvojën e duhur dhe këtë do ta shpërndaja drejt bazës”.

I pyetur nga deputeti Fino, në lidhje me performancën e Prokurorëve, Selmani tha se “ka rënë besimi te Prokuroria, prandaj është dashur edhe reforma në Drejtësi. Kemi defektet tona. Prokurorët janë mësuar të presin urdhra nga lart”.

Sukses në karrierën time? Janë çështjet që jam paraqitur në Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, kam bërë diferencën dhe është kontribut i rëndësishëm. Çështje konkrete me sensitet publik ka qenë çështja e rrugës Durrës-Kukës, në atë çështje suksesi ishte i limituar, pasi ishte shumë e vështirë, për shkak të afateve të vonuara nga Prokuroria, pasi Gjykata e Lartë e konsideroi gati të mbyllur. Gjykata e Lartë vendosi më pas se vendimi që kishte marrë po ajo vetë nuk ishte i bazuar.

TPZ.AL