TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Breshias dënoi me 9 vjet e 4 muaj për vrasje me paramendim italianin 33-vjeçar, Mirko Franzoni, i cili në mbrëmjen e 14 dhjetorit 2013 në Serle, Breshiano, vrau në rrugë me një të goditur pushke hajdutin me origjinë shqiptare, Eduard Ndoj, me këtë të fundit që kishte hyrë në banesën e të vëllait.
Prokurori italian i çështjes kishte kërkuar 16 vjet burg për vrasje me paramendim.
“Nëse do të ishin lajmëruar karabinierët, ne sot nuk do të diskutonim vrasjen e vullnetshme, por një proces të thjeshtë për vjedhjen. Sfondi i kësaj çështjeje është shumë i qartë. Viktima është një hajdut dhe ai që qëlloi një djalë i mirë. Ligji e ndalon vjedhjen, por edhe të vrasësh”, citohet prokurori Kati Bresaneli nga mediet italiane.
TPZ.AL