TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në fjalën e tij të gjatë, përpara trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri, në pritjen e fundvitit, Edi Rama tregoi disa histori njëra pas tjetrës.
Në një prej këtyre historive, Rama tregoi se si një i huaj, kur erdhi në Shqipëri kërkoi pushkë dhe makina të blinduara për t'u futur në Tiranë. Rama tha se ky njeri vinte nga një qytet ku krimi ishte më i lartë se në Tiranë dhe vrasjet gati dyfish më shumë se vrasjet në Tiranë. Megjithatë, pasi qëndroi në Tiranë, njeriu që kishte kërkuar pushkët, u befasua shumë nga kryeqyteti shqiptar dhe paqja dhe qetësia që mbizotëron këtu.
Rama e tregoi këtë histori, për tu dëshmuar ambasadorëve, se Shqipërinë, të huajt në përgjithësi nuk e njohin mire, por kur vijnë këtu befasohen shumë.
Nuk dihet nëse historia me njeriun që kërkoi pushkët në Rinas, është e vërtetë, apo është një nga trillimet jo të pakta të zotit Rama, megjithatë duhet pranuar se kryeministri ka aftësinë të impresionojë shumë njerëz me historitë e tij mjaft të veçanta.
/TPZ.AL/