AKTUALITET, 13 Dhjetor 2017, 21:56

Avokati Haxhia "fundos" Tahirin: Dokumenti i pafajësisë, nuk kishte vlerë juridike

Avokati Haxhia "fundos" Tahirin: Dokumenti i pafajësisë, nuk

Avokati i Saimir Tahirit, Maks Haxhia, shpjegoi dokumentin e pafajësisë nga Prokuroria e Katanias, ku tha se nuk është i falsifikuar por as nuk ka ndonjë vlerë juridike.

"Çdo kush mund të marrë një vërtetim. Ne i kërkuam kolegëve italianë që të na ndihmonin me këtë vërtetim. Ka dy lloj mënyrash sesi merret një letër nga prokuroria. Letra që kemi marrë ne është nga sekretaria e institucionit, kurse letra juaj është marrë nga titullari i institucionit. Ky është një dokument që është marrë nga ne privatisht. Deri në atë kohë, ndaj Tahirit është regjistruar asnjë regjistrim penal ndaj tij." - tha Haxhia në Top Story.

Por përse Saimir Tahiri e nxorri dokumentin e sekretariatit të Prokurorisë, si dëshmi reale se ndaj tij nuk kishte hetim? Avokati Haxhia u ndje në siklet kur e pyet, por megjithatë ai pranoi se nëse institucionet shqiptare do t'i kërkonin një dokument zyrtar, atëherë ata do të aplikonin për ta marrë nga Prokuroria e Katanias.

"Nëse komisioni i mandateve, do të na kërkonet një dokument konfirmues nga prokuroria italiane, ne do tia kërkonim titullarit të institucionit. Dokumenti për Tahirin është real, e kemi marrë në sekretarinë e prokurorisë. Dokumenti që morrëm nuk kishte vlerë juridike, por nëse do të na kërkohej diçka e tillë do bënim kërkesë të re tek titullari." - u shpreh Haxhia.

Top Channel publikoi më herët provat sesi dokumenti i bërë publik nga Saimir Tahiri, se ndaj tij nuk ishte regjistruar procedim penal, mund të jetë i falsfikuar. Por edhe sikur dokumenti i Tahirit të ishte origjinal, sërish ka dritëhije skandali, pasi Tahiri ka dashur t'i hedh hi syve të shqiptarëve me një dokument të regjistrimit të procedimit penal. Sipas Kodit të Procedurës Civile, ky dokument me këtë term (regjistrim i procedimit penal) lëshohet nga organi i akuzës nëse ka një të arrestuar në flagrancë, ose ndaj tij  një kallëzim penal.

Por ky dokument kurrësesi nuk tregon asnjëherë, se ndaj ish Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, kanë nisur ose jo hetimet./TPZ.AL/