AKTUALITET, 13 Dhjetor 2017, 18:06

Besnik Muçi: Kam hetuar me sukses “Bandën e Lushnjës” dhe “Bandën e Babagjyshëve”

Besnik Muçi: Kam hetuar me sukses “Bandën e

Kandidati i katërt që po raporton para Komisionit të Ligjeve të Kuvendit për “Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm” është prokurori Besnik Muçi.

“Kam kryer hetime të rëndësishme dhe me sukses. Hetime patën ndikim të madh dhe procedime të suksesshme. Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda kam hetuar çështje të bandave kriminale, të gjitha kategoritë e krimeve, ku spikat “Banda e Lushnjës”, “Banda e vjedhjes së kasafortave” dhe “Banda e babagjyshëve”. Kemi hetuar së bashkë me policinë në lidhje me trafikun e narkotikëve. Kam hetuar vrasës me pagesë, “Banda e tritolit”, “Banda e Tafilit”, - tha Muçi.