AKTUALITET, 13 Dhjetor 2017, 15:45

Vrasja e Hajdarit dhe Gërdeci, dy çështjet e bujshme që ka hetuar Koça

Vrasja e Hajdarit dhe Gërdeci, dy çështjet e bujshme që ka

Kandidati i parë që po raporton para Komisionit të Ligjeve të Kuvendit është prokurori Arqile Koça.

“Jam në proces doktorature, për të marrë titullin Doktor i Shkencave. Kam bërë një set botimesh në revista shkencore, brenda dhe jashtë vendit. Kam një një numër të madh trajnimesh.

Për mua dy janë shtyllat kryesore të një prokurori: Integritet moral dhe profesional.

Kam parë pjesë në hetimet për çështjen e vrasjes së Azem Hajdarit dhe çështjen e Gërdecit. I kam përballuar me sukses”, - tha Koça.

“Kam eksperiencë institucionale, kam qenë pjesë e disa iniciativa për reforma në drejtësinë penale, që lidhen me policinë e shtetit dhe policitë e tjera”.

 

Fino: Pashë CV-në tuaj ishte dhe mjaft interesante. Keni që nga marsi i vitit 1997 dhe deri tani. Cili është mendimi juaj për performancën tuaj për drejtuesit e sotëm të Prokurorisë? Çfarë do të bënit ndrushe si Prokuror të Përgjithshëm i Përkohëshëm?

Koça: Nuk do të ishte etike që të jepja një përgjigje për Prokurorët e Përgjithshëm. Në vitin 2006 kam mbrojtur masterin për “Mbrojtjen e qënieve njërëzore”. Tani jam fokusuar në krimin kompjuterik. Më është dashur një kohë e gjatë për këtë.