TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në funksion të këtij Plani janë realizuar 142 teste me aparatin alkoolmatës "Drager" dhe vetëm një drejtues mjeti i linjës të transportit urban qytetas, përkatësisht i linjës Kombinat-Kinostudio i cili drejtonte një autobus artikular nën efektin e alkolit, rezultoi në testin e parë 0.22 mg/l dhe në testin e dytë 0.23 mg/l.
Gjithashtu është monitoruar linja e transportit ish uzina e traktorëve-Institut Bujqësor me qëllim verifikimin e shqetësimeve e qytetarëve, në adresë të kësaj linje për vonesa gjatë itinerarit të saj ku u konstatuan dhe ndëshkuan dy drejtues autobusësh për drejtim të mjetit me shpejtësi të ngadalësuar duke u bërë pengesë për qarkullimin normal të mjeteve të tjera.
Policia Rrugore e Tiranës falënderon edhe një herë qytetarët që besojnë dhe bashkëpunojnë me Policinë, si dhe apelon për denoncim të çdo shkelje rrugore, duke bërë të mundur parandalimin e aksidenteve, krijimin e lehtësirave për përdoruesit e rrugës si dhe rritjen e sigurisë së jetës në rrugë.