AKTUALITET, 9 Mars 2018, 12:21

Berisha te Krimet e Rënda, ankimim për deputetin e PS-së, Taulant Balla

Shkelzen Berisha, djali i ish-kryeministri ka depozituar sot ankimin kundër deputetit të PS-së, Taulant Balla.

Shkelzen Berisha

Shkelzen Berisha ka qene sot paradite te Gjykata e Krimeve te Renda dhe në dalje ka njoftuar se ka depozituar ankimim për Ballën për shpërdorim detyre si kryetar i Komisionit Parlamentar Hetimor për CEZ.

Mesohet se djali i ish kryeministrit kisht bërë kallëzim në Prokurori kundër Ballës, por organi i akuzës i kishte pushuar hetimet.

Ndërkohë që me ankimimin që ka bërë tashmë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, kërkon prej saj që të detyrojë Prokurorinë të rihapë hetimet për shpërndorim detyre nga ana e Taulant Ballës.