TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aksioni policor është bërë nga Guardia di Financa e Comos, Itali, pas hetimeve disa mujore.
Gjatë këtij aksioni që mësohet se ka zgjatur disa orës, janë sekuestruar 5.5 kilogramë heroinë.
Droga ishte e ndarë në 10 pako me nga 500 gram secila. Në momentin që policia ka ndërhyrë, personat kanë tentuar të largohen, por janë kapur.
Janë sekuestruar edhe droga të tjera si, hashash, por në pesha të vogla.
Në pranga janë vënë shqiptarët me inicialet, L. D., K. O., dhe S. B., si dhe italiani me inicialet C. M. Të gjithë janë arrestuar për trafik droge, si dhe për rezistencë ndaj policisë.