AKTUALITET, 9 Mars 2018, 12:04

Sistemi zgjedhor, Zguri kërkon ndihmë nga ODIHR, i paraqet listën

Sistemi zgjedhor, Zguri kërkon ndihmë nga ODIHR, i paraqet listën

Një delegacion i ODIHR ka mbërritur në Tiranë në kuadrin e projektit me BE për përmirësimin e sistemit zgjedhor në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe me fokus në përpjekjet e këtyre të fundit në tre fusha: menaxhimin e zgjedhjeve, regjistrimin e votuesve si procesi dhe sjelljne e mediave gjatë fushatave zgjedhore.

Kryetari i KQZ,  Klement Zguri dhe Zv.kryetari Denar Biba pritën Raul Muresan, Koordinatorin e projektit “Mbështetje për Zgjedhjet në Ballkanin Perëndimor” si dhe këshilltarët, Nicola Schmidt dhe Alexey Gromov.

Gjatë takimit u diskutua mbi nevojat për mbështetje të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që kanë të bëjnë me përmirësimin e aspekteve të ndryshme të proceseve zgjedhore.

Zguri e njohu delegacionin me gjetjet dhe rekomandimet e nxjerra nga KQZ si dhe fushat ku ODIHR mund të mbështesë për përmirësimin e proceseve zgjedhore.

Gjatë qëndrimit në Shqiperi, delegacioni i OSBE/ODIHR ka zhvilluar takime dhe me aktorët e përfshirë në procesin zgjedhor për njohjen me situatën, ku qëndron Shqiperia  me zbatimin e rekomandimeve te bera per zgjedhjet vendore dhe ato parlamentare.

Koordinatori Muresan tha se  do të reflektohet mbi gjetjet dhe do të jepen rekomandime se si mund të ndihmojë OSBE/ODIHR  në zbatimin e tyre.