AKTUALITET, 9 Mars 2018, 13:27

Vrau italianin gjatë grabitjes dhe ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 25-vjeçari

Vrau italianin gjatë grabitjes dhe ishte në kërkim

Një 25-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali për “Vrasje”, “Vjedhje me dhunë me pasojë vdekjen”, është arrestuar në Maqellarë të Dibrës.

Uniformat blu kanë bërë të ditur se kanë vënë në pranga Argit Turshillan.

Ky i fundit ishte dënuar nga Gjykata e Santa Maria Capua Vetere/Itali, duke lëshuar Urdhër Arrestin Ndërkombëtar për këtë shtetas për veprat penale “Vrasje” dhe “Vjedhje me armë me pasojë vdekjen”, parashikuar nga legjislacioni Italian. Maksimumi i dënimit 30 vjet burg.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në datë 23.09.2015 shtetasi Argit Turshilla në bashkëpunim me shtetasin R. T. në lokalitetin Santa Maria Capua Vetere/Itali gjatë një grabitje me armë kanë vrarë shtetasin italian P. G