AKTUALITET, 9 Mars 2018, 09:54

Trupi i gjetur në Fier, policia arreston autorin, detaje nga lidhja mes tij dhe viktimës

Trupi i gjetur në Fier, policia arreston autorin, detaje nga lidhja mes tij

Albert Zekaj, 32 vjeç, banues në Kalldrun, Bashkia Koplik, Malësi e Madhe. Ky është autori i masakrimit me çekiç të 36-vjeçari nga Fieri K.B. kufomën e të cilit e kishte flakur në fshatin Daullas të Fierit.

Zekaj e ka pranuar autorësinë e krimit dhe hedhjen e kufomës së shokut pas marrjes në pyetje gjatë prej Policisë së Fierit. Pranimi i krimit erdhi pasi autori tregoi se kishte qënë shok me viktimën K.B. të cilën e kishte njohur para tre vjetësh në Belgjikë dhe më pas kishin qëndruar edhe në shtëpi me qera në qytetin e Fierit.

Por, më datë 22 qershor 2017 rreth orës 23:00, Zekaj e ka vrarë ne sende te forta shokun dhe trupin e ka hedhur në afërsi të fshatit Daullas.

Policia gjeti pranë kufomës edhe një batanije e cila kishte shërbyer për transportin e trupit, një çekiç me të cilin autori kishte kryer krimin si dhe mbetje të trupit të cilat u dërguan pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, për ekzaminim të mëtejshëm.

Zekaj akuzohet tani për veprën penale “Vrasje me dashje“.